Categories Lajme

Vizita në Vlorë/ Planet sekrete të Ramës për qytetin ku është deputet

Edi Rama është shfaqur në këtë fillim viti në Vlorë, herë duke u treguar vartësve të tij lokalë, siç bënte Enveri me qendrën e Tiranës, se si duhen ndryshuar vendet e ndërtesave në Sheshin e Flamurit, apo herë duke i gajasur ata me batutat që krijonte për punët e dikurshme të Berishës.Por, përpos kësaj shfaqjeje me nota propagandistike, kryeministri nuk gjendej në qytetin bregdetar vetëm për të bërë show.

Për hir të së vërtetës, ai udhëtoi këtë janar drejt jugut, për t’i dhënë vizibilitet punëve të mëdha që ka hapur në këtë qytet. Dhe ato nuk janë pak. Sheshi i Flamurit do të rindërtohet duke krijuar një sipërfaqe të përbashkët me Varrezat e Dëshmorëve që gjenden në kodrën përballë tij. Zona historike e qytetit tashmë e kthyer në identitet do t’i nënshtrohet fazës së dytë të rehabilitimit.Pas tyre një kompleks i ri do të jetësohet përreth Universitetit Ismail Qemali, ku do të ngrihet edhe kampusi i tij. Më tej Lungomarja do të fillojë zgjatjen, e cila në të ardhmen pritet të përfundojë deri në Orikum.

Kryeministri gjendej në Vlorë pikërisht për të evidentuar të gjitha këto. Nëse ka një gjë që është fakt i pamohueshëm, Vlora është qyteti ku Rama ka investuar më shumë dhe më cilësisht gjatë qeverisjes së tij 8 vjeçare. Dhe tashmë, ai po rikthehet aty për fushatë, për të kërkuar shpërblimin e këtyre parave të hedhura. Por përveç kësaj marrëdhënieje interesi, jep edhe merr, shefi i Rilindjes ka dhe një qëllim të pastër politik me Vlorën. Elektoralisht ky qark është një nga ata ku PS synon të fitojë një mndat më shumë se katër vite më parë. Dhe për këtë nuk i duhen një sasi e pamundur votash. Duke u nisur që PD është e dobët dhe e përçarë dhe LSI nuk e ka pikën më të fortë (në zgjedhjet e vitit 2017 PS mori 8 deputetë, PD 3 dhe LSI 1), madje duke shtuar se një parti e re si Bindja Demokratike, do të kandidojë aty me figura të spikatura elektoralisht, që gërryejnë nga e djathta, si Kollozi apo Dashamir Tahiri, Rama do të përpiqet të fitojë mandatin e 9.Pra, ndryshe nga qarqe si Fieri, Korça apo Tirana, ku PS pret të jetë në rënie, në këtë bastion të saj, ajo po tenton të bëjë mrekullinë.

Nga ana tjetër, ndonëse është i bindur që do të bëjë gjithçka, me çdo mjet dhe çdo çmim për të kapur një mandat të tretë, Edi Rama nuk është se nuk e ka menduar edhe humbjen në 25 Prill. Pak kohë më parë, kur u hapën fjalë se ai do të braktiste Vlorën për të kryesuar listën e Durrësit, kryerilindasi bëri një deklaratë befasuese. “Në Vlorë kam qenë dhe kur nuk isha kryeministër dhe do të jem edhe nëse nuk do të jem më i tillë” deklaroi ai në fund të shatorit të shkuar. Kjo deklaratë, përveçse sanksionoi faktin se Rama nuk ka ndërmend të largohet nga politika edhe nëse humbet, tregon realisht se përse atij i duhet Vlora. I duhet si një bazë për t’u kacavjerë pas PS dhe për të imagjinuar prej aty ringritjen. Prandaj ai e filloi vitin me një vizitë në kantieret e Vlorës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tentoi të vidhte një motor, arrestohet pas ndjekjes 20-vjeçari

Një 20-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se tentoi të vidhte një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Gjendet i pajetë taksisti në zonën e Oxhakut, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një person është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çifti i të rinjve shkon për të blerë një “Land Rover”, por e vjedhin! E mitura në timon e përplas gjatë arratisë në Vlorë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Dhërmi të qarkut Vlorë, teksa Policia arrestoi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje në tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës vuri në pranga një 57-vjeçar i cili ndërtoi pa leje duke shfrytëzuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Përplasi për vdekje me makinë të moshuarin, arrestohet 24-vjeçarja

Një 24-vjeçare është arrestuar pasi përplasi me makinë tip ‘Benz’ një 80-vjeçar. Ngjarja u regjistrua…

LEXO ME SHUME