Categories Lajme

Vizita zyrtare e Metës, jehonë e madhe në mediat e Kroacisë

Vizita shtetërore e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, në Kroaci me ftesë të homologes së tij kroate, Kolinda Grabaar-Kitarovic, është ndjekur me vëmendje të veçantë nga media vendase.

Televizionet dhe gazetat më të mëdha kroate i kanë kushtuar hapësirë të madhe pritjes së rezervuar për Presidentin Meta dhe deklaratës së përbashkët për shtyp me kreun e shtetit kroat.

“Kroacia do të vazhdojë të jetë një avokate e Shqipëisë në procesin e integrimit në bashkimn Europian, tha Kolinda Grabar-Kitarovic në deklaratën e përbashkët për shtyp me Presidenin e Shqipërisë, Ilir Meta”, raporton televizioni më i madh kroat HRT, duke shtuar më tej: “Grabar-Kitarovic vlerësoi se Kroacia dhe Shqipëria kanë interesa të përbashkëta në drejtim të stabilitetit dhe prosperitetit të Eurpës Juglindore. Presidenti i Shqipërisë Meta tha se vendi i tij i vlerëson përpjekjet e Kroacisë për të gjetur konsensusin në Bashkimin Europian për çeljen e negociatave”.

Edhe një ndër portalet më të mëdha vendase “Hia.com.hr” ka theksuar veçanërisht impresionet e shkëlqyera që Presdentja e Kroacisë ka marrë pas vizitës së saj zyrtare në Shqipëri gjatë vitit të kaluar. Gjithashtu, nënvizohet edhe vlerësimi që Grabar-Kitarovic i bëri Presidentit Meta duke i dhënë titullin më të lartë të Republikës së Kroacisë, “Urdhri i Lartë i Mbretit Tomislav me Shirit dhe Yllin e Madh”, për kontributin dhe veprimtarinë e Tij të spikatur në forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe popujve tanë, dhe fqinjësisë së mirë midis vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Takimet e nivelit të lartë zyrtar mes Kroacisë dhe Shqipërisë konfirmojnë partneritetin e shkëlqyer mes dy vendeve dhe dy popujve tanë. Pas vizitës time shtetërore në Shqipëri vitin e kaluar dhe nderimeve shumë të larta që më rezervuan atje, jam shumë e lumtur t’i akordoj President Meta, një miku shumë të vyer të Kroacisë, titullin e lartë Urdhri i Lartë i Mbretit Tomislav me Shirit dhe Yllin e Madh”, shkruan “Hia.com.hr”.

Gjithashtu, edhe gazetat kryesore “Jutarnji List” dhe “Vecernji List” i kanë rezervuar titujt kryesorë vizitës së Presidentit Meta në Kroaci, si edhe mesazheve të dhëna nga kreu i shtetit shqiptar gjatë konferencës së përbashkët për shtyp dhe intensifikimit të marrëdhënieve mes dy vendeve tona.

Save

Share

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Grabiti pikën e këmbimit te qendra “Concord”, Luan Maçi: Kam shumë borxhe dhe nënën sëmurë rëndë

Zbardhet dëshmia e Luan Maçit, autorit të grabitjes me armë të pikës së këmbimit valutor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Shënkoll-Rrilë, një person i plagosur rëndë niset drejt Traumës

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në aksin Shënkoll–Rrilë. Si pasojë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr mes nxënësve në Durrës, njëri prej tyre goditet me thikë në qafë

Një konflikt mes disa nxënësve është regjistruar në shkollën 9-vjeçare “Shën Vlash” në Durrës. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ishte në kërkim/ Dogji mobilerinë ‘Aliko’ në Vlorë, vihet në pranga 37-vjeçari

Një 37-vjeçar në Vlorë i shpallur në kërkim, është vënë në pranga nga policia. Bledar Balliu kërkohej për zjarrin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lufta në Iran, Autoriteti i Konkurrencës fillon monitorimin e tregut me pakicë të karburanteve

Autoriteti i Konkurrencës njofton se ka nisur monitorimin e tregut të karburanteve me shumicë dhe…

LEXO ME SHUME