Categories Lajme

Grabiti pikën e këmbimit te qendra “Concord”, Luan Maçi: Kam shumë borxhe dhe nënën sëmurë rëndë

Zbardhet dëshmia e Luan Maçit, autorit të grabitjes me armë të pikës së këmbimit valutor në zonën e “5 Majit”, brenda qendrës tregtare Concord.

Fillimisht, 42-vjeçari mohoi akuzat para policisë, duke deklaruar se nuk ishte ai autori i grabitjes së rreth 300 mijë lekëve të reja. Por efektivët e Komisariatit nr. 4 gjetën rrobat që përdori gjatë grabitjes dhe briskun e rrojes brenda lavatriçes, prova të rëndësishme për dokumentimin e ngjarjes. Pas kësaj, ai pranoi se ishte autori i grabitjes dhe tregoi arsyet, duke shpjeguar edhe të gjithë planin.

“Kisha planifikuar që grabitjen ta bëja që më përpara. Por, pas grabitje me armë të bankës në zonën e ish-Parkut u frikësove dhe mendova ta shtyja planin për më vonë. Isha i detyruar sepse kam shumë borxhe dhe kam nënën sëmurë, në gjendje shumë të rëndë”, ka deklaruar Maçi. Burime pranë policisë konfirmojnë se Maçi, sapo kreu grabitjen, u largua i qetë dhe fillimisht në këmbë ka hyrë brenda tregut të Medresesë dhe nga aty ka dalë në anën e pasme nëpër rrugica.

Në një pusetë fillimisht ka fshehur pistoletën, ka marrë një taksi dhe nga aty ka shkuar në shtëpi. Për t’u fshehur ka hequr mjekrën dhe fillimisht u ka thënë efektivëve se e kanë ngatërruar, sepse nuk ishte ai autor. Atij iu gjetën vetëm 15 mijë lekë të reja. Me pjesën tjetër dyshohet se ka shlyer disa borxhe, por dëshmia e tij ka qenë kontradiktore.

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME