Categories Lajme

Vjedhja e 120 mijë eurove, dërgohet për gjykim ish-zyrtarja Alda Klosi dhe pastruesja Rozeta Dobi

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim Alda Klosin, ish-zyrtaren e lartë të shtetit, në banesën e të cilës u vodhën 120 mijë Euro nga pastruesja Rozeta Dobi.

Alda Klosi akuzohet nga organi i akuzës për deklarim të rremë të shumës së parave dhe të një apartamenti.

Po kështu, për hetim janë dërguar edhe pastruesja Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi për vjedhje me pasoja të rënda e kryer në bashkëpunim.

Kur denoncoi në polici për vjedhjen e parave, Alda Klosi nuk tregoi për shumën e plotë të parave, por për një vlerë më të vogël dhe për vjedhje bizhuterish.

Por nga hetimi u zbulua se ishin vjedhur 120 mijë Euro nga pastruesja, të cilat Alda Klosi më pas i justifikoi duke thënë se janë të xhaxhait të saj që jeton në Amerikë.

Alda Klosi është e arrestuar dhe ndaj saj ka një tjetër hetim pasuror që është veçuar nga dosja e vjedhjes së parave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shqipëria më inteligjentja e Ballkanit, e para në renditje!

Shqipëria renditet e 22-ta mes 137 vendeve sa i përket inteligjencës. Kjo renditje e vitit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali \ Shkoi si turist, shqiptari kapet duke trafikuar drogë

Policia e Riminit arrestoi në flagrancë një 27-vjeçar shqiptar për posedim të lëndëve narkotike, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parandalohet krimi në familje në Vlorë, policia neutralizon të moshuarin që kërcënonte me thikë familjarët

Një ngjarje e rëndë është parandaluar në kohë nga Policia e Shtetit në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar në Itali për prostitucion dhe vjedhje , arrestohet në Tiranë 43-vjeçari (EMRI)

Një 43-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje në afërsi të Spitalit të Vlorës, 33-vjeçari goditet dy herë me thikë

Një plagosje me thikë është regjistruar këtë të shtunë në qytetin e Vlorës. Mësohet se…

LEXO ME SHUME