Categories Lajme

Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Last deal vollga”, arrestohen 2 shtetas që bashkëpunonin për të shitur dozat e kokainës

Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Last deal vollga”, në vijim të operacioneve kundër shitjes së lëndëve narkotike, në doza.

Sekuestrohen një sasi lënde narkotike kokainë, e ndarë në qindra doza të gatshme për shitje, një shumë parash, një peshore elektronike, një armë e ftohtë (thikë), një automjet dhe 4 celularë.

Kapen në flagrancë dhe arrestohen 2 shtetas që bashkëpunonin për të shitur dozat e kokainës, në lokalet e natës, në zonën e Vollgës.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të Policisë së Durrësit, në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, është finalizuar operacioni policor i koduar “Last deal vollga”.

Falë informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, pas një hetimi disajavor, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit A. M., 48 vjeç, banues në Tiranë, E. L., 46 vjeç, banues në Durrës.

Pas një pune hetimore disajavore ka rezultuar se shtetasi E. L. i ka shitur shtetasit A. M., sasinë e lëndës narkotike të ndarë në doza të gatshme për shitje.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale 216 gramë kokainë, e ndarë në 416 doza gati për shitje, 540 euro, 27 400 lekë, një armë e ftohtë (thikë), një automjet dhe 4 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me Policinë e Shtetit

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

DIBËR/ Fermerët hedhin patatet në përrua: Nuk ka treg për shitje, shteti na ka braktisur

Fermerët e Dibrës që merren me kultivimin e patates po përballen sërish këtë vit me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME