Categories Lajme

Qeveria heq dorë nga amnistia, Shqipëria del nga lista gri e “pastrimit të parave”

Qeveria shqiptare ka pritshmëri pozitive se brenda muajit tetor, struktura e Këshillit të Europës, që njihet me emrin “Moneyval”, do ta nxjerrë Shqipërinë nga lista gri e pastrimit dhe parandalimit të financimit të terrorizmit. Ministrja e shtetit për sipërmarrjen Delina Ibrahimaj, e ftuar në E-ZONE në Vizion Plus, tha se Shqipëria i ka zbatuar të gjitha rekomandimet e lëna nga kjo strukturë, ndaj dhe në mbledhjen e radhës, brenda këtij muaji pritet të finalizohet kjo vendimmarrje.

“Në muajin gusht një grup kontrolli nga FATF, struktura që merret me vlerësimin e rekomandimeve erdhi në Shqipëri dhe evidentoi se vendi ynë i kishte plotësuar të gjitha rekomandimet e lëna. Ekspertët e kësaj strukture nuk lanë rekomandime të tjera, ndaj dhe ne jemi shpresëplotë se në fund të këtij muaji do të ketë një vendim pozitiv për ta hequr Shqipërinë nga kjo listë”,- u shpreh Ibrahimaj.

Mbledhja e radhës, për këtë qëllim pritet të mbahet në datën 23 tetor. Por Vizion Plus ka mësuar se shkak për këtë vendimmarrje, nuk është plotësimi i rekomandimeve. Qeveria ka hequr dorë nga nisma e amnistisë fiskale, e cila është kundërshtuar fort nga Bashkimi Europian.

Tërheqja nga ky projektligj është shkaku që BE do ta heqë Shqipërinë nga lista gri, ku hyri në vitin 2020. Pikërisht në këtë kohë nisi qeveria të lançojë nismën e amnistisë fiskale. Edhe sot e kësaj dite nuk ka një qëndrim zyrtarë dhe publik të qeverisë mbi të këtë projektligj, por ajo që mund të thuhet është se nuk do të ketë një amnisti penale që të do të aplikohet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me Policinë e Shtetit

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

DIBËR/ Fermerët hedhin patatet në përrua: Nuk ka treg për shitje, shteti na ka braktisur

Fermerët e Dibrës që merren me kultivimin e patates po përballen sërish këtë vit me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME