Categories Lajme

Vjedhja e energjisë, drejtori bën bilancin: Prangosen 58 persona për një muaj

Gjatë ditëve të fundit policia ka ndërmarrë një aksion kundër vjedhjes së energjisë elektrike në vend ku janë zbuluar 48 raste të tilla. Drejtori i Policisë së Rendit Publik në Policinë e Shtetit Ylli Vasili deklaroi se janë arrestuar 12 persona ndërkohë që janë shpallur në kërkim 3 të tjerë.

Për 33 qytetarë të kapur në shkelje kanë nisur një hetim në gjendje të lirë, ndërkohë që po hetohen për shpërdorim detyre edhe 3 punonjës të OSHEE.

Vasili ka bërë një bilanc të kontrolleve që prej datës 14 tetor e deri më sot, ku janë zbuluar 237 raste të vjedhjes së energjisë elektrike nga banesa të ndryshme. 58 prej tyre janë arrestuar ndërkohë që 130 po hetohen në gjendje të lirë.

“Si rezultat i këtyre kontrolleve, nga data 14 tetor deri më datë 8 nëntor 2021 janë evidentuar 237 raste të vjedhjes së energjisë në banesa dhe në disa subjekte të ndryshme. Për këto raste janë arrestuar në flagrancë 58 shtetas, janë proceduar penalisht 130 shtetas dhe janë shpallur në kërkim 34 shtetas të tjerë. Gjithashtu janë proceduar penalisht 4 punonjës të OSHEE-së, për “Shpërdorim detyre”.

Shërbimet e Policisë janë duke ushtruar kontrolle të pandërprera në territor, jo vetëm për të evidentuar rastet e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së energjisë elektrike, por edhe për të parandaluar, evidentuar dhe goditur çdo paligjshmëri në cilëndo fushë që ajo shfaqet.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë, duke iu garantuar anonimat të sigurt, reagim të menjëhershëm, profesional e të paanshëm”, njofton policia.

Të arrestuarit:

Në Tiranë janë arrestuar në flagrancë 6 shtetas, janë proceduar penalisht 2 shtetas dhe janë shpallur në kërkim 2 shtetas të tjerë. Gjithashtu janë kapur 3 shtetas të shpallur në kërkim më parë.

Në Vlorë janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas dhe është proceduar penalisht 1 shtetas tjetër.

Në Lezhë është arrestuar në flagrancë 1 shtetas dhe janë proceduar penalisht 6 shtetas të tjerë.

Në  Berat është arrestuar në flagrancë 1 shtetas.

Në  Shkodër janë proceduar penalisht 16 shtetas.

Në Gjirokastër janë proceduar penalisht 4 shtetas.

Në Durrës është proceduar penalisht 1 shtetas dhe është shpallur në kërkim 1 shtetas tjetër.

Në Dibër është proceduar penalisht 1 shtetas.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ tre makina përplasen, njëri prej drejtuesve të mjeteve ka mbetur i plagosur

Një aksident rrugor me përplasjen e tre automjeteve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkoi për të kërkuar punë, por përfundoi duke vjedhur Bugatti-n me vlerë 3 milionë euro

Sipërmarrësi kroat Mate Rimac ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë momentin kur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri shkrumbon banesën, 30-vjeçari me epilepsi shpëtohet nga fqinjët në Fier

Shtëpia e familjes Llambro në Hoxharë të Fierit është shkrumbuar pas një zjarri që ra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Stravaj të Librazhdit, Benz-i përfundon në greminë 150 metra larg rrugës, pranë tij gjendet një pistoletë

Një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga në fshatin Farret, në Njësinë Administrative Stravaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Automjeti del nga rruga dhe përplas këmbësoren, humb jetën 67-vjeçarja në Shkodër

Automjeti del nga rruga dhe përplas këmbësoren, humb jetën 67-vjeçarja në Shkodër Një aksident i…

LEXO ME SHUME