Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Elbasan. Policia parandalon përshkallëzimin e mëtejshem të një konflikti në familje.
Specialistët për hetimin e k r imit në Komisariatin e Policisë Elbasan, pas marrjes së njoftimit për një konflikt në familje, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë duke bërë të mundur parandalimin e mëtejshëm të konfliktit.
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit : G.I., 50 vjeç dhe H.I., 26 vjeç, ( at e bir) banues në Elbasan, si dhe kanë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasen A.I 46 vjeçe, pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë ushtruar dh unë fizike duke goditur me sende të forta 25 vjeçaren (bashkëshorten e shtetasit H.I), e cila ka marrë dëmtime trupore dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.