Categories Lajme

Del në pension, Veliu i akordon certifikatën “Për shërbime të dalluara” shefit të kr.imit ekonomik

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, i akordon Certifikatën “Për shërbime të dalluara” Shefit të Sektorit për Krimin Ekonomik, në Drejtorinë për Krimet Ekonomike dhe Financiare, në Departamentin e Policisë Kr .iminale, Drejtues Ilirjan Çanos, me motivacionin “Për merita të veçanta, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar në përmbushjen cilësore të detyrave dhe kontributin e dhënë gjatë viteve të punës, në shërbim të Policisë së Shtetit”.

Gjatë ceremonisë së organizuar në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku të pranishëm ishin Drejtori i Departamentit për Sigurinë Gjovalin Loka, Drejtori i Departamentit për Kufirin Eduart Merkaj, si dhe drejtues të tjerë të nivelit drejtues të Policisë, Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Tonin Vocaj, i ka dorëzuar Drejtues Ilirjan Çanos, Certifikatën e akorduar me rastin e mbylljes së karrierës në radhët e Policisë së Shtetit.

Vocaj në emër edhe të Drejtorit të Përgjithshëm ka vlerësuar si mjaft pozitiv kontributin dhe përkushtimin e Drejtues Ilirjan Çanos në çdo detyrë që ai ka kryer.

“Në përfundim të rrugëtimit të z. Çano në strukturat e Policisë së Shtetit, është nder për mua dhe Policinë që sot kolegut, mikut e shokut tonë, t’i dorëzoj Certifikatën për shërbime të dalluara”.

Vocaj i ka përcjellë njëherazi edhe urimet më të mira për një jetë sa më aktive dhe sa më pranë Policisë së Shtetit, pasi kontributi i tij në çfarëdolloj rrethane, është gjithmonë një vlerë e shtuar për organizatën e Policisë.

Ilirjan Çano ka falënderuar Drejtorin Vocaj dhe njëkohësisht Drejtorin e Përgjithshëm, për vlerësimin e kontributit të dhënë gjatë dekadave, në detyrat që ka kryer, kolegët me të cilët ka punuar dhe e kanë mbështetur, si dhe shprehu gatishmërinë që përsëri do të jetë pjesë aktive e Policisë së Shtetit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME