Categories Lajme

Vjen lajm i mirë nga Italia, duke filluar nga 1 qershori shqiptarët pa certifikatën e vaksinimit apo tampon

Duke filluar nga nesër, më 1 qershor, të gjithë ata persona të cilët duan të udhëtojnë drejt Italisë nuk është e nevojshme të jenë të pajisur me certifikatën e vaksinimit apo tampon.

Autoritetet italiane kanë bërë me dije se vendi do të heqë të gjitha rregullat e hyrjes më 1 qershor.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria italiane e Shëndetësisë ku tha se kërkesa aktuale për të paraqitur certifikatën e vaksinimit apo testin PCR skadon më 21 maj.

Sipas deklaratës së ministrit, duke filluar nga data 1 qershor, të gjithë udhëtarët, pavarësisht nga vendi i origjinës, nuk do t’u kërkohet më të kenë një certifikatë të vlefshme vaksinimi, rikuperimi apo testi kur të arrijnë në Itali.

Kjo do të thotë se sapo masa e re të hyjë në fuqi, të gjithëve do t’u lejohet hyrja pa kufizime.

Italia është një nga vendet e BE-së që ka mbajtur disa nga kufizimet më të rrepta për shkak të shkallës së lartë të infeksionit që po regjistronte gjatë fazave të hershme të pandemisë.

Deri më tani, të gjithë udhëtarëve u është kërkuar të tregojnë një certifikatë vaksinimi që vërteton se udhëtari ka kryer vaksinimin parësor në nëntë muajt e fundit ose ka marrë një vaksinë përforcuese. Italia pranoi gjithashtu certifikatat e rikuperimit që vërtetojnë se udhëtari ka kaluar Covid-19 gjatë nëntë muajve të fundit si dhe rezultatet e testit Covid-19.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME