Europa është duke marrë frymë pas përhapjes së koronavirusit, teksa rastet janë ulur ndjeshëm në të gjitha vendet dhe tashmë po rikthehet gradualisht jeta normale Një sektor që pritet të rifillojë së shpejti është edhe fuutbolli, ndërsa kampionati i parë europian që do startojë do jetë Bundesliga gjermane.
Sipas “Reuters”, nuk ka më dyshime, Bundesliga do të rifillojë aktivitetin në 15 maj. Federata dhe qeveria kanë rënë plotësisht dakord teksa vendimi pritet të bëhet publik zyrtarisht ditën e nesërme.
Ndeshjet do të zhvillohen pa tifozë, ndërkohë që pritet që sezoni të përfundojë në 30 qershor. Një lajm i mirë ky për të gjithë futbolldashësit. Rifillimi i Bundesligës, mund t’i hapë rrugë edhe ligave të tjera Europiane, për të nisur aktiviteti.