Categories Lajme

Vjen lajmi i mirë për Alvin Berishën/ Ja çfarë thotë gazetari për kampin ku ndodhet 11-vjeçari (Foto)

Taulant Kopliku, gazetari që po merret me çështjen e Alvinit 11-vjeçar, ka reaguar pas alarmit të dhënë nga prestigjozja britanike “The Sun” se në kampin sirian Al-Hawl po masakrohen foshnjet dhe po digjen me benzinë rojet nga ISIS. Përmes një postimi në rrjetet sociale, gazetari njofton se në sektorin ku ndodhet vogëlushi shqiptar, Alvin Berisha, nuk ka asnjë problem.

“Ka që dje që qarkullon në mediat shqiptare ky lajm. Normal është shqetësues dhe merr vëmendjen e duhur nga opinioni i një vendi që ka shtetasit e tij (femijë) atje.Por fatmirësisht brenda lajmit të keq ka edhe lajme të mira. Në të vërtetë ka patur përplasje të vazhdueshme në kamp dhe kjo ka ndodhur edhe para ndërhyrjes turke. Djegia e çadrave, vrasjet me armë të ftohta apo dhuna mes grupeve dhe etnive kanë qenë prezente rregullisht në kamp. Kjo nuk do të thotë se ISIS mori kontrollin e Al Hawl.

Për të hyrë në teme. Sapo u informova nga Ada, vullnetarja e “Save The Children” në kamp. Edhe sot ajo e ka kontaktuar Alvinin i cili është nën kujdesin e kësaj organizate. Në sektorin ku ndodhet i vogli, nuk ka as më të voglin problem nga ata që po shkruhen në media. Kam bindjen se shumë shpejt do kemi lajme të mira. #AlvinNëShtëpi”, shkruan gazetari në postimin e tij më të fundit.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Çfarë e pret Vlorën? Mes premtimeve për vizion dhe ankthit të trafikut

Sapo kemi lënë pas Ditën e Verës dhe në rrugët e Vlorës ka nisur të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME