Categories Lajme

Festa “Skrapari n’gotë” mbledh qindra vizitorë

Skrapari, i njohur për rakinë e rrushit, jo vetëm në Shqipëri, por dhe jashtë vendit mblodhi sot qindra vizitorë në festën lokale “Skrapari n’gotë”, në një atmosferë festive, me panairin e prodhimit tw rakisë së re, produkteve bio, dhe gatimeve tradicionale
I pranishëm në festë, ministri i Mjedisit, Blendi Klosi theksoi se festat lokale, po bëhen një traditw që përsëritet falë suksesit dhe kërkesës së vetë komunitetit duke nxitur turizmin dhe promovuar ekonominë lokale.
Festa është gjithashtu një mundësi e artë për të promovuar Skraparin turistik me destinacionet si kanionet e Osumit, malin e Tomorrit por edhe shumë atraksione të tjera natyrore për të cilat ministri Klosi u bën thirrje vecanërisht turistëve vendas që ta vizitojnë zonën, të provojnë shijen e rakisë dhe mikpritjen e banorëve.
Ministri Klosi tha se do të vazhdojë promovimi i të gjitha vlerave dhe traditave që ka kjo zonë ndërsa siguroi mbështetjen për vijimin e festave lokale në të gjithë vendin, gjatë gjithë vitit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME