Categories Lajme

Vjen lajmi tepër shqetësues, foshnja e porsalindur diagnostifikohet e infektuar me koronavirus

Lajmi më shqetësues i 24 orëve të fundit në lidhje me përhapjen e virusit ishte ai i një fëmije të porsalindur i cili rezultoi pozitiv me koronavirus në Wuhan.

Foshnja është diagnostikuar me koronavirus vetëm 30 orë pasi ka ardhur në jetë.

Sipas mjekëve të spitalit lokal pediatrik, fëmija e kishte marrë infeksionin nga nëna e cila ishte edhe ajo e infektuar në muajin e fundit të shtatëzënësisë.

Shkencëtarët britanikë pretendojnë se i janë afruar shumë prodhimit të vaksinës kundër koronavirusit të ri, dhe thonë se diçka tashmë mund të testohet tek kafshët. Por për realizimin e saj mesa duket mungojnë fonde të konsiderueshme.

Kina zyrtare dje ka njoftuar se ka identifikuar dy ilaçe të afta për të ndaluar koronavirusin, por lajmi është marrë me rezerva nga OBSH e cila ka reaguar duke thënë se ende nuk ka asgjë konkrete dhe as terapi efektive për të zhdukur infeksionin./shqiptarja

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME