Shkencëtarët kanë bërë një tjetër paralajmërim që nuk do i pëlqejë aspak britanikëve. Ata thonë se masat shtrënguese në Angli do të mbeten në fuqi deri në fund të pranverës, edhe nëse vijon programi i vaksinimit.
Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock tha pas miratimit të vaksinës së Oksfordit këtë javë se tani ka një ‘shkallë shumë të lartë besimi se do të marrë fund koronavirusi në pranverë’, duke hedhur poshtë pretendimin e Boris Johnson se Britania e Madhe do të kthehej në normalitet deri në Krishtlindje.
Por ekspertët thonë se ata presin që bllokimet e përsëritura dhe rregullat e distancës shoqërore të vazhdojnë të lëvizin për ‘muaj dhe muaj’, duke zgjatur deri në verën e 2021.
Profesori Paul Hunter, një ekspert i sëmundjeve infektive në Universitetin e Anglisë Lindore, tha në BBC Radio 4 këtë mëngjes: “Do të jetë një periudhë shumë e vështirë për disa muaj, derisa të kemi shpresë, lehtësim deri në pranverë ose verë kur të jetë më i lartë numri i të vaksinuarve dhe të ngrohet moti”.
