Categories Lajme

Vjen vala e re e nxehtësisë! Sinoptikanët bëjnë parashikimin për ditët e ardhshme, ja kur pritet kthesa e madhe e motit

Nga sot (e enjte) temperaturat do të shënojnë rritje, por kjo valë nxehtësie edhe pse e fortë, prapëseprapë nuk do të jetë intensive sikur vala e kaluar e muajit Korrik, sidoqoftë temperaturat shënojnë rritje dhe personat e ndjeshëm nga i nxehti i fortë duhet të kenë kujdes në orët e mesdites dhe pasdites.

Kjo valë nxehtësie do të jetë mjaft e fortë sidomos në viset mesdhetare të Shqipërisë, pra në ato zona që njihen për vapen verore dhe të cilat nuk janë freskuar nga frontet e ftohta të kësaj vere që depërtuan nganjëherë në viset tona kontinetale.

Kjo valë nxehtësie nuk pritet të zgjasë shumë, afërsisht deri te dita e diele ose fillimi i javes së re kur priten të kemi ulje kryesisht të lehta të temperaturave dhe mundësi për rrebeshe shiu edhe në zonat e thata të Shqipërisë.

Pra, java tjetër sipas të gjitha gjasave do të jetë pak më e freskët dhe me mundësi për shtrëngata lokale të shiut. Kjo nuk do të thotë se nuk do të jetë nxehtë sidomos në Shqipëri, por intensiteti i nxehtësisë do të bije dhe mund të ketë edhe freski aq shumë e kërkuar nga ndonjë stuhi eventuale e shiut që priten gjatë javes tjetër në gati tërë rajonin. Stuhitë do të jenë të karakterit lokal, por kësaj radhe do të kapin më shumë zona sidomos në Shqipëri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME