Categories Lajme

Vjollca Hoxha humb betejën për Digitalb, i bie “monopoli” i vendimmarrjes

Vjollca Hoxha humbet shumicën e aksioneve në kompaninë “Digitalb”, duke humbur kështu edhe maxhorancën për vendimmarje.

Pronarja e rrjetit “Top Media” ka humbur betejën e saj për të mbajtur ‘nën kontroll” DIGITALB, pavarësisht tentativës për të bllokuar shitjen e aksioneve të kësaj shoqërie te ish aksionerët e shoqërisë Supersport, për të cilën Newsbomb.al ka raportuar edhe më herët.

Në fund të 2019-ës Vjollca Hoxha gjithashtu i kërkoi ish-aksionerëve të shoqërisë Supersport, të heqin barrën siguruese mbi aksionet e aksionerëve të shoqërisë DIGITALB.

Newsbomb.al zbardh vendimin e Gjykatës së Tiranës që rrëzon Vjollca Hoxhën duke urdhëruar sekuestrimin e një pjese të shumicës së aksioneve që ajo zotëronte dhe kalimin e tyre te bosët e vërtetë, të cilët rimarrin në dorë aksionet e lëna me qira gjatë gjithë kësaj periudhe.

Bëhet fjalë për Armand Dukën, Saimir Manen, Agim Zeqon, Aleksandër Frangajn dhe Edmond Lekën, të cilët me vendim gjykate kanë arritur të rimarrin aksionet, duke bërë që Vjollca Hoxha të bjerë me 42 përqind dhe të humbë kështu maxhorancën e vendimmarrjes.

Tashmë një fazë e re negociatash pritet të nisë mes palëve./Burimi: Newsbomb

hdhdfhdfh.jpg

Urdhri i përmbarimit për sekuestrimin e aksioneve

dhdfhr5j5jjj.jpg

VENDIMI I GJYKATËS

“Depozitimi urdhërit “Për zbatimin e Marrëveshjes Siguruese” Nr. 1098 Regj., Nr. 418 Prot., dt.27.01.2020, ku vendosi : 1-Sekuestrimin e aksioneve te shoqerise “LORESA” shpk me nr. 1219.4 aksione dhe kalimin në favor të secilit përfitues.2- Sekuestrimin e aksioneve te Itan Hoxha me nr. 3750.24 aksione dhe kalimin ne favor te secilit perfitues. 3- Sekuestrimin e aksioneve te Redia Hoxha me nr. 13804.56 aksione dhe kalimin ne favor te secilit perfitues. 4-Pas transferimit te aksioneve perfituesit do te zoterojne: A.I.B.A. KOMPANI 9.23% te aksioneve qe korespondojne 21234 aksione. Alba Gina 2.17% te aksioneve qe korespondojne 4999 aksione. Agim Zeqo 2.79% te aksioneve qe korespondojne 6428 aksione”.

Pjesa tjetër e aksioneve të DIGITALB tashmë janë në pronësi të Edmond Lekës (Union Distribution+Union Group), Petraq Shame (DEM Capital), Arben Taipi (E&E Investment) si dhe Vjollca Hoxha (LORESA – Lori, Redia, Sara), Alban Jaho, Itan Hoxha, Enkelejd Joti, Eduard Poda, Redia Hoxha.

Vlera reale e DIGITALB, e llogaritur nga kompania UNICREDIT është plot 60 milionë euro. /Newsbomb.al

Palët ulen te noteri:

sdfgsdfgsdgsdgg.jpg

DOKUMENTAT:

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME