Categories Kuriozitete

Vlen sa 1 mijë muaj, ja ç’duhet të bëni në Natën e Kadrit

Nata e Kadrit njihet si nata kur Kurani zbriti në tokë. Sipas fesë ismale, sot më 8 maj është Nata e Kadrit dhe agjërimi i kësaj dite vlen sa 1000 muaj ose afërsisht 84 vite. Kjo natë është shumë e veçantë për të gjithë besimtarët myslimanë. Lutjet dhe falja në këtë ditë përcaktojnë fatin dhe mirësitë e vitit të ardhshëm. Është bërë traditë tashmë që në këtë ditë nuk agjërojnë vetëm praktikuesit e fesë islame, por edhe njerëz të tjerë në të gjitha vendet e botës.

Zoti e veçoi dhe e ngriti këtë natë mbi të tjera edhe për faktin se në Kuran ka një sure të veçantë me këtë emër, “suretul Kadër”. Ajetet e para që zbritën në këtë natë ishin ato që i dhanë vlerë shkollimit dhe diturisë, duke e përcaktuar islamin si fe që e kërkon dhe e obligon diturinë.

Zbritja e sures së parë të Kuranit u bë në shpellën Sira në këtë natë dhe ishin: “Lexo në emrin e zotit tënd, i cili krijoi çdo gjë.” Pavarësisht rëndësisë së saj, është i njohur fakti se Nata e Kadrit nuk është saktësisht e përcaktuar.

Besohet se është nata e ditës së 27-të të Ramazanit ose një nga netët me numër tek në 10 ditët e fundit. Një besimtar, Natën e Kadrit falet dhe adhuron, lutet dhe kërkon. Bën sadaka dhe nuk rresht së adhuruari këtë natë. Ai adhuron duke shpresuar tek i madhi Zot dhe te falja e tij, atij do t’ia falë Allahu gjynahet dhe kjo është begati e madhe për besimtarin.

Të bëjë sa më shumë dua (lutje).

Të pendohet për mëkatet dhe të kërkojë mëshirë nga i Madhi Zot.

Të shtojë të përmendurit dhe të madhëruarit e Allahut dhe falënderimet.

Të bëjë salavat, përmendje për pejgamberin.

Të japë lëmoshë sa të ketë mundësi.

Të ruhet nga mëkatet e gjymtyrëve duarve, këmbëve, syrit, veshit, etj.

Të falë namaz vullnetar dhe namazin e natës më tepër se zakonisht.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 27 Mars 2026

Dashi Fale ndikimit mjaft pozitiv te yjeve, jeta juaj ne çift do jete me e…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

Të dielën e 29 marsit, akrepat e orës do të shkojnë përpara duke rikthyer orën…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Martë 3 Mars 2026

Dashi Ju pret një ditë nën ritmin e duhur. Ndikimi i kundërt i Hënës do…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 26 Shkurt 2026

Dashi Nëse keni pëlqim për dikë, mos hiqni dorë! Duhet të organizoni më mirë angazhimet…

LEXO ME SHUME