Categories Lajme

Vlerësimi/ A i përballojnë shkollat shqiptare tërmetet?

Një studim i mëparshëm i Programit të Kombeve të Bashkuara që vlerëson rreziqet nga fatkeqësitë natyrore në Shqipëri, tregon se objektet shkollore në Shqipëri duhen përputhen në raport me mjedisin sizmik, pasi shume nga këto objekte janë të ndërtuar në vitet 1960 kur kodet antisizmike nuk ishin azhurnuar.
Gjithsesi studimi thotë se objektet shkollore në Shqipëri kanë 30% më shumë siguri se banesat e zakonshme.

Një numër i madh objektesh shkollore rreth 4325 të tilla janë ndërtuar përpara 1960 dhe mund të konsiderohen si të paqëndrueshme ndaj tërmeteve. Rreth 50 për qind e shkollave kanë ndërtuar në periudhën 1960-1990.

Studimi i PNUD thotë se, duke mbajtur parasysh se rregullat e para sizmike nisën zbatimin në periudhën 1952 dhe ndërkaq në 1952 -1960 bashkësia inxhinierike nisi të kishte aftësi të mjaftueshme për ti zbatuar në mënyrë të drejtë teknikisht ky fond mund të quhet se ka një nivel të ulët mbrojtje sizmike.

Megjithatë po të vlerësohet qëndrueshmëria sizmike e këtyre ndërtesave duhet mbajtur parasysh fakti se harta e zonimit sizmik e vitit 1979 lidhur me variantin e saj të mëparshëm 1952 për një pjesë të mirë të vendit ka ngritur intensitetin e projektimit me një gradë të MSK-64 dhe për disa me dy gradë.

Kështu është e arsyeshme të pranohet që për shkak të anës së nënvlerësuar të sizmicitetit shumë nga ndërtesat shkollore të ndërtuara në periudhën 1960-1960 janë sipas standardeve të ndërtimit që nuk përputhen me mjedisin sizmik në të cilin janë ndërtuar. Rreth 6.8 e ndërtesave shkollore janë ndërtuar pas miratimit të kushteve teknike të projektimit KTP-PN.2-89.

Por studimi thotë se nëse sistemi zinxhir i projektimit dhe ndërtimit-inspektimit ka ndjekur me rreptësi dizpozitat e kushteve në fjalë, këto ndërtesa të projektuara janë 30 për qind më të sigurta se banesat e zakonshme.

Përfundimet për rrezikun sizmik të shkollave janë mbështetur në llogaritjet e mundshme të ngacmimit sizmik, të cilave mund to nënshtrohet fondit të banesave shkollore dhe jo në analizat e prekshmërisë për të cilat kanë munguar të dhënat.

Të gjitha llogaritjet janë mbështetur në harta të bashkuara të ngjarjeve të mundshme sizmike të varua prej periudhës së rikthimit prej 200 vitesh.

Për tërmetet me magnitudë +5.5-6.5 sidomos ato afër vendbanimeve do të ishin problematike për fondin e banesave shkollore. Demet në shkollat e fshatrave do të ishin më të mëdha. Nga një magnitudë e tillë potenciali më i madh i humbjeve në shkolla do të ishte në qarqet e Lezhës, Vlorës, Shkodrës, Fierit dhe Kukësit. /Monitor.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME