Categories Lajme

Vllaznia presion kryesuesve, fiton edhe me Skënderbeun në “Loro Boriçi”

Është skuadra më në formë për momentin në Superiore. Vllaznia vijon të marrë frytet e lojes së bukur dhe të dominimit teksa arriti fitoren e 2 radhazi dhe të katërtën në 5 sfidat e fundit.

Skuadra e Thomas Brdariç nuk pati probleme dhe nuk e vuri në diskutim asnjëherë fitoren 2-0 ndaj Skënderbeut në “Loro Boriçi” të mbushur me tifozë edhe pse me temperature të ulëta.

E nisën vrullshëm vendasit takimin teksa në 23’ shenuan menjëherë me Hoxhajn duke mbyllur një aksion shumë të bukur.

Edhe pjesa e dytë foli më shumë për Vllazninë që krijoi sulme të rrezikshme e Skënderbeu që tentoi të rrezikonte me kundërsulm por shkodranët e mbyllën ndeshjen në minutën e 87’ pas një aksioni nga e majta ku Aralica shërbehet mjaft mirë duke shënuar.

Me këtë sukses, Vllaznia arrin Kukësin në vendin e dytë dhe tashmë u bën presion të dyja ekipeve kryesuese, teksa gara për titull është shumë e hapur./Ora News/.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME