Ditën e sotme ashtu si në shumë qytete të vendit, qyteti i Vlorës është “pushtuar” nga të moshuarit. Pas lejes së kryeministrit, ata kanë shfrytëzuar ditën e sotme dhe diellin për të dalë shëtitje. “Jemi me liridalje sot. Jemi në bazë të udhëzimeve që na ka dhënë shefi I madh. Me maska e mbajmë distancë. Po zbatuam rregullat nuk na gjen gjë.” tha një i moshuar që kishte dalë shëtitje përgjatë lungomares. Po një pjesë e tyre shumica e pensionisteve edhe sot nuk e respektojnë distancimin social, pasi kanë ndenjur ulur në parqe ose shoqërohen më shumë se dy persona. Ndërkohë, qysh nga 25 marsi ku Vlora pati rastin e fundit të një 72-vjeçareje të infektuar me Covid-19 e cila fatkeqësisht ndërroi jetë. Nga spitali rajonal i Vlorës edhe këtë mëngjes konfirmohet se te gjitha mostrat e dërguara për analizim ne ISHP ju ka ardhur përgjigja negative. Ndërsa nga uniformat blu të Vlorës behet me dije se në 24 orë janë gjobitur 21 këmbësorë dhe janë bllokuar 2 automjete.
Categories
Lajme