Italia, ashtu si pjesa tjetër e botës i ka sytë nga Ukraina. Shqiptari nga Vlora Amarildo Rodi që për 30 rreth vite jeton në Romë dhe që është pjesë e mbrojtjes civile. Mbrojta civile në Itali, është e gatshme që të jetë pjesë e trupave qe do nisen drejt Ukrainës për të dhënë ndihmën e parë për popullatën vendase. Kjo shoqatë e cila ndodhet në të gjithë europen ka dërguar materiale mjekësore.
Amarildo Rodi duke qenë pjesë e rëndësishme e mbrotjes civile në Itali, jep kontributin e tij në vende në nevojë. Aktualisht janë të gatshëm të nisen në zonat e nxheta të Ukrainës, duke i ndihmuar me aq sa kanë mundësi.
Mëngjesin e sotëm shoqata ka zhvilluar një mbledhje dhe per t’u organizuar më së miri për të qenë të përgatitur për situatën e jashtëzakonshme që përjeton shteti Ukrain nga bombardimet e Rusisë.




