Kjo e dielë shënon ditën e fundit të ndalim qarkullimit në Vlorës. Si çdo fundjavë, Lungomare ishte nga zonat më të preferuara. Vendimin për përfshirjen në zona të gjelbra e konsiderojnë të vonuar, ndërsa kërkojnë ruajtjen e kushteve të sigurisë.
Por ndërsa Vlora futet në qytetet që prej ditësh nuk kanë raste të reja, Kruja është qyteti që po njeh vetëm rritje të numrit me 114 raste. Përhapja e menjëhershme e koronavirusit ka bërë që dhe lëvizjet të jenë të pakta. Edhe në Lezhë dita me diell është shfrytëzuar jo vetëm për të dalë, por dhe për të shijuar kohën.
Edhe në qytete të tjera është shfrytëzuar fasha e orarit të lejuar për të dalë. Të shtunën e ardhshme, pritet që të ketë një liberalizim të mëtejshëm, ndërsa pritet dhe vendimi përfundimtar për hapjen e lokaleve dhe të qarkullimit me automjete. Videot më poshtë tregojnë që ditën e sotme qyteti i Vlorës ka qenë shumë aktivë ku qytetarë të shumtë kanë dalë për të shëtitur në rrugë apo në lungomare.