Categories Lajme

Vlora mahnit turistët e huaj, nga vende të ndryshme të botës

Turistët e huaj duket se këtë verë janë mahnitur nga qyteti i Vlorës dhe buritë e saj. 80% e prenotimeve në njësitë akomoduese janë nga të huajt, nga vende të ndryshme të botës.

“Jemi nga Spanja. Është hera e parë që vijmë në Vlorë. Nuk e njihnim me parë. Natyrisht që na ka pëlqyer shumë. Shëtitorja në bregdet apo edhe mikpritja. Vlora është qytet shumë i bukur ndërsa do të shohim edhe Tiranën”, shprehen disa turistë spanjollë.

“Jam nga Ukraina. Kam disa ditë në Vlorë dhe ky është një qytet shumë i bukur. Është hera e parë që ndodhem këtu. Shume bukur Vlora”, shprehet një tjetër.

“Jam nga Italia. Shumë bukur. Nuk e kisha parë asnjëherë Shqipërinë dhe ja ku jemi. Pastaj Vlora është një vend shumë i bukur. Ka lungomare.  Ndërsa dje kemi vizituar edhe një kështjellë. Është shumë mirë, do te kthehemi. Ndoshta edhe blejmë shtëpi këtu. Në Vlore kanë investuar shumë para. Kane bërë gjëra shumë të mira këtu. Ja vlen gjithçka”, thotë një tjetër pushues.

Prenotimet dhe interesi i te huajve për të vizituar qytetin pritet të jetë i lartë edhe pas kësaj periudhe të sezonit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME