Categories Lajme

Vlorë, 33-vjeçari goditet me mjet prerës (thikë), policia nis kërkimet për kapjen e autorit

Një person i plagosur me thikë ka mbërritur i plagosur në spitalin e Vlorës, paraditen e kësaj të shtune. Mësohet se plagosuri është një 33-vjeçar, i identifikuar si A. Meçorapaj.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se i riu është përfshirë në një sherr për motive banale pas një konflikti të çastit dhe është plagosur me thikë. Nuk dihet ende se kush është autori, ndërsa policia po heton për identifikimin dhe arrestimin e tij.

Vlorë/Informacion paraprak Rreth orës 09:30, në autostradën Vlorë-Fier, në afërsi të fshatit Novosel, dyshohet se shtetasi R. K., rreth 35 vjeç, ka goditur me mjet prerës(thikë), për motive të dobëta, shtetasin A. M., 33 vjeç. Policia ndodhet në vendngjarje, ka ngritur pika kontrolli dhe po vijon krehjen e zonës, për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes. Shtetasi A. M. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna e grupit hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME