Categories Lajme

Vlorë, 90 % më pak turistë të huaj, korriku rënie drastike në krahasim me 2019-n

Deri në 90 %, përllogaritet të ketë rënë numri i pushuesve të huaj përgjatë muajit korrik në bregdetin e Vlorës.  Rënia drastike, sipas punonjësve të Qendrave të Vizitorëve lidhet me situatën e krijuar nga pandemia e Koronavirusit! Qendrat e vizitorëve bosh janë dëshmia se Vlorës këtë sezon turistik i mungojnë në masë turistët e huaj! Krahasimi i të dhënave me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar tregon rënie drastike me rreth 90 % të numrit. “Efekti Covid është ndjerë më shumë te vizitorët, ku statistikat referojnë se a pasur rënie drastike. Vitin e kaluar në korrik qendra do të ishte plot me turistë. Në krahasim është 10 % krahasuar me vjet.”

Pandemia e koronavirusit që ka detyruar politikën e kufizimit të lëvizjes së  lirë është arsyeja kryesore e mungesës së të huajve! “Ka kryesisht turistë shqiptarë që e kanë informacionit, ndërsa turistët e huaj mungojnë ose janë të kufizuar.” Bazuar në përvojën që kanë krijuar, punonjësit e zyrave të vizitorëve në Vlorë bëjnë edhe dallimin mes turistëve të huaj dhe atyre vendas.

Destinacionet apo mënyrën si i organizojnë ditët e pushimeve. “Këtë vit preferojmë ose jemi të detyruar që të preferojmë turizmin shqiptar. Nuk mund të jetë pengesë pandemia që shqiptarët t’i kalojnë pushimet në Vlorë e në gjithë Shqipërinë. “ Sezoni turistik mes pandemisë së Covid 19, është parashikuar i vështirë nga operatorët turistikë të cilët thonë se ende po punojnë me rreth 20 % të kapacitetit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME