Categories Lajme

Vlorë, aksion për pastrimin e Plazhit të Vjetër në prag të sezonit turistik

Në prag të sezonit turistik plazhet në qytetin e Vlorës po pastrohen për të qenë gati për pushuesit.

Gjatë fundjavës në Plazhin e Vjetër, pjesë e peizazhit të mbrojtur “Pishë Poro-Nartë”, u zhvillua një aksion pastrimi.

Në këtë aksion morën pjesë punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura Vlorë, nxënës të shkollave dhe përfaqësues të disa prej institucioneve të qytetit të Vlorës.

Nxënësit realizuan disa piktura përmes së cilave dhanë mesazhe të shumta për mbrojtjen e mjedisit dhe tokës.

Aksionet për pastrimin dhe mbajtjen pastër të vijës bregdetare kanë vijuar gjatë gjithë vitit nga veriu në jug të vendit.

Pishë-Poro shtrihet mes grykëderdhjes së lumit Vjosa e deri në Zvërnec të Vlorës. Ky peizazh i mbrojtur ofron një vijë bregdetare shumë të përshtatshme për zhvillimin e turizmit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME