Categories Lajme

Vlorë/Arrestohen 5 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim, detaje

DVP Vlorë/Arrestohen në flagrancë 5 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim, si dhe procedohen 2 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Hetimit të Trafiqeve dhe Narkotikëve bënë ekzekutimin e vendimit penal për ndalimin e shtetasit në kërkim Llazar Theodhori, 59 vjeç, banues në Himarë, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Po nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve u arrestua në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, shtetasi V. P., 23 vjeç, banues në lagjen “Dëshmorët”, Vlorë, sepse gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe sekuestruan disa fatura karta debiti dhe targa plastike automjeti të dyshuara të falsfikuara dhe një sasi farash të dyshuara n arkotike c annabis sativa.

Gjithashtu, nga këto shërbime u procedua penalisht për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e n arkotikëve”, shtetasi M. H., 36 vjeç, banues në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë, sepse gjatë kontrollit të automjetit në përdorim nga ky shtetas u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lë ndë n arkotike të dyshuar k okainë.

Nga specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u arrestuan në flagrancë shtetasit: A. L., 53 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj djalit të tij; -E. Sh., 37 vjeç, banues në lagjen nr.1, Sarandë, sepse nga kontrolli fizik i ushtruar iu gjetën doza me lëndë të dyshuar n arkotike h eroinë; – A. A., 44 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit fizik ka kundërshtuar punonjësit e Policisë Sarandë.

Specialistët e Hetimit të K rimit në Komisariatin e Policisë Vlorë proceduan penalisht për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, shtetasin K. M., 44 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, sepse ka bërë kallëzim shtetasja K. Ll., 21 vjeçe, banuese në lagjen “Bashkimi”, Vlorë, se në ambientin e saj të punës, shtetasi K. M. e ka q ëlluar me grusht, për motive të dobëta. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U mbyt bashkë me nënën në lumin Buna, gjendet trupi i fëmijës së dytë

Gjendet trupi i fëmijës së dytë, i mbytur në lumin Buna. Dyshohet se nëna bashkë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, Tentoi të fuste në Shqipëri, 30 000 euro, pa i deklaruar, procedohet penalisht 44-vjeçari

PKK Port, Vlorë, Tentoi të fuste në Shqipëri, 30 000 euro, pa i deklaruar, procedohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Alma Arrazi, pasi piu kafe me kunatën, mori dy vajzat e djalin dhe u hodh nga ura e Bunës! Kërkimet për gjetjen e trupave kanë vazhduar edhe gjatë natës

Mbrëmjen e 3 majit, Ergys Arrazi ka shkuar në policinë e Shkodrës dhe ka dëshmuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Për këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Djegia e tragetit në Sarandë, pronarët dyshojnë te zjarrvënia e qëllimshme

Një traget është djegur sot rreth orës 12:00, në kalatën e Portit të Sarandës. Trageti…

LEXO ME SHUME