Categories Lajme

Vlorë/ Arrestohet 29 vjeçari, procedohen penalisht 2 persona, si dhe shpallet në kërkim 1 tjetër

DVP Vlorë/ Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, procedohen penalisht 2 shtetas, si dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar arrestuan në flagrancë për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”, shtetasin Q. Sh., 29 vjeç, banues në Vlorë dhe shpallën në kërkim shtetasin L. H., 28 vjeç, banues në lagjen “Bashkimi”, Vlorë, pasi këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë blerë disa produkte, në një dyqan, me një kartmonedhë euro të dyshuar të falsifikuar.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë proceduan penalisht për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin H. K., 25 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj mamasë dhe vëllai të tij.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan penalisht për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, shtetasin G. H., 37 vjeç, banues në Mallakastër, pasi ka kaluar kufirin shtetëror, në mënyrë të paligjshme. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME