Categories Lajme

Vlorë \ Arrestohet 34-vjeçari nga Kuçova, merrte automjete me qira dhe i shiste për skrap

Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Vlorës, pasi merret automjete me qira dhe i shiste ato.

Sipas njoftimit të unfiromave blu mësohet se shtetasi Dritan Korfuzi 34 vjeç, banues në Kuçovë, merrte automjetet me qira ditore, me qëllim që t’i shiste në pika skrapi.

Nga veprimet hetimore të kryera nga Policia ka rezultuar se shtetasi D. K. merrte në mënyrë të vazhdueshme, automjete me qira ditore, në subjekte që ofrojnë këtë shërbim, në qytetin e Tiranës, Vlorës dhe Sarandës, dhe mashtronte për kthimin e tyre sipas marrëveshjes dhe i shiste ato në pika skrapi.

Vijon puna për zbardhjen e plotë të veprimtarisë kriminale të 34-vjeçarit, ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Daily”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e mashtrimit.

Merrte automjete me qira ditore dhe mashtronte për kthimin e tyre, kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas i merrte automjetet me qira ditore, me qëllim që t’i shiste në pika skrapi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Tiranë, nisur nga denoncimet e marra nga disa pronarë të subjekteve për dhënien e automjeteve me qira, për një shtetas që nuk kthente automjetet që merrte në këto subjekte, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Daily”. Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

-D. K., 34 vjeç, banues në Kuçovë.

Nga veprimet hetimore të kryera nga Policia ka rezultuar se shtetasi D. K. merrte në mënyrë të vazhdueshme, automjete me qira ditore, në subjekte që ofrojnë këtë shërbim, në qytetin e Tiranës, Vlorës dhe Sarandës, dhe mashtronte për kthimin e tyre sipas marrëveshjes. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas i merrte automjetet me qira ditore, me qëllim që t’i shiste në pika skrapi.

Vijon puna për zbardhjen e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME