Categories Lajme

Vlorë/Arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe procedohen penalisht 2 shtetas të tjerë

DVP Vlorë/Arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe procedohen penalisht 2 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, shtetasin K. S., 49 vjeç, banues në Laprakë, Tiranë, sepse është konstatuar duke kryer punime në një ndërtesë në fshatin Qeparo, Himarë, pa lejen e organeve kompetente.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë proceduan penalisht për veprën penale “Plagosja e lehtë me d ashje”, shtetasin Dh. S., 44 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia 3”, sepse për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin L. H., 21 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan penalisht për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, shtetasin I. S., 41 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë, sepse është konstatuar duke kryer punime në banesën e tij, pa lejen e organeve kompetente.

Më datë 05.01.2022, shtetasja L. A., 52 vjeçe, banuese në lagjen “24 Maji”, Vlorë, ka kallëzuar se më datën 03.01.2022, është larguar nga banesa, pa njoftuar, bashkëshorti i saj, shtetasi N. A. Punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen dy persona në Lezhë

Dy persona janë arrestuar në Lezhë pas hetimeve për zbardhjen e disa rasteve të vjedhjeve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë brenda banesës së tij 70 vjeçari

70 vjeçari është gjetur i pajetë në banesën e tij në Tiranë, në zonën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zgjodhi një jetë të re larg trafikut të drogës, banda tenton të vrasë 25-vjeçarin shqiptar në Itali!

Ishte një tentativë vrasjeje me armë zjarri që tronditi Miranon në mbrëmjen e 1 korrikut.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria goditet nga dy tërmete në orët e para të mëngjesit, ja ku ishte epiqendra

Dy tërmete me magnitudë 3.9 dhe 2.0 të shkallës Rihter u regjistruan ditën e sotme…

LEXO ME SHUME