Categories Lajme

Vlorë, banorët kundër vendosjes së antenave mbi tarracën e pallatit: Janë kancerogjene!

Banorët e një pallati në lagjen Kushtrimi të qytetit të Vlorës janë ngritur në protestë ditën e sotme kundër vendosjes së antenave telefonike. Banorët kërkojnë të ndërpriten punimet e nisura për vendosjen e antenave telefonike në tarracën e pallatit ku jetojnë, pasi janë të rrezikshme. Ata mohojnë që të jetë miratimi i komunitetit aty dhe i bëjnë thirrje policisë të ndalojë punimet, pasi në të kundërt do të ndërmarrin veprime ekstreme.

“Janë duke montuar një antenë celulare që është vrastare, kanceroze edhe e rrezikshme 10 km larg, jo mbi kokat tona. Që të bëhet një veprim i tillë duhet të merret mendimi i komunitetit.

Asnjëri nuk është pyetur nga banorët. Kanë ardhur kanë bllokuar dhe portën dhe po punojnë forcërisht, i kërkojmë ndihmë shtetit të na ndihmojë most të kalojmë në ekstreme. Jemi shumë të shqetësuar është një problem shumë i madh”, tha një qytetar. Një tjetër banor u shpreh se pallati është në pronësi të tyre dhe kompania duhet të marrë leje prej tyre dhe nuk mund të veprojë kurrësesi në mënyrë arbitrare.

“Pallati është shitur, deri në tarracë pallati është i joni. E kemi blerë ne. S’ka të drejtë pa lejon tonë të vendos asnjë tullë. Ata as na pyetën, as na bën vajtën e montuan pa lejen tonë”, u shpreh një qytetar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME