Categories Lajme

Vlorë/Ceremonia përkujtimore me rastin e 25-vjetorit të rënies në krye të detyrës të Dëshmorit të Atdheut, Leonidha Begaj

Vlorë, Ceremonia përkujtimore me rastin e 25-vjetorit të rënies në krye të detyrës të Dëshmorit të Atdheut, Leonidha Begaj.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë organizoi një ceremoni përkujtimore me rastin e 25-vjetorit të rënies në krye të detyrës të Dëshmorit të Atdheut, Leonidha Begaj, një nga punonjësit e devotshëm të Policisë së Shtetit, i cili dha jetën në shërbim të rendit dhe sigurisë.
Ceremonia u zhvillua në varrezat e fshatit Vranisht, me pjesmarrjen e familjarëve të Dëshmorit Leonidha Begaj, Zëvendësdrejtori për Sigurinë dhe Policimin në Komunitet në DVP Vlorë, Shpëtim Hasanaliaj si dhe kolegë e punonjës të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.
Të pranishmit vendosën kurora dhe buqeta me lule pranë varrit të Dëshmorit, në shenjë nderimi dhe mirënjohjeje për kontributin e tij të vyer dhe sakrificën sublime në krye të detyrës.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë do të vazhdojë të respektojë dhe të mbajë gjallë kujtimin e çdo punonjësi që ka dhënë jetën për mbrojtjen e jetës, rendit dhe sigurisë së qytetarëve.
I paharruar qoftë kujtimi dhe vepra e Dëshmorit Leonidha Begaj!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME