Categories Lajme

Vlorë, cila ishte biseda me motrën që nxori zbuluar çiftin

Vr asja që tr onditi Vlorën në janar 2018,ku Selkie dhe Olsi Hoxhallari, përkatësisht 73 dhe 43 vjec, u ekz ekutuan dhe më pas u do gjën, ka dy autorë dhe sipas Prokurorisë së Kr imeve të Rënda ata janë Hysnie Hoxhallari dhe Kasem Pirjasi. Hoxhallari është gruaja e Olsi Hoxhallarit, e cila kishte krijuar një lidhje in time me Kasem Pirjasin, ku gjatë hetimit ka rezultuar se Pirjasi së bashku me Hysnien kanë vr arë dhe më pas dj egur nënë e bir në një banesë në Vlorë. Kr imi i rëndë që tmeroi Vlorën ka ndodhur në janar të 2018,ku e moshuara Selkie është gjetur në banesë me një shenjë pre rje në fyt, kurse djali i saj një të ça rë në kokë.Ky kr im i rëndë u raportua në polici në orët e para të mëngjesit nga vetë nusja e shtëpisë Hysnie Hoxhallari, e cila së bashku me të dashurin e saj Kasem Pirjasi, janë marë të pandehur nga Kr imet e Rënda dhe dërguar për gjykim për akuzën e “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”,kryer në bashkëpunim. Hetimi ka zbuluar se kr imi u raportua në polici nga vetë e pandehura Hysnie Hoxhallari e cila pasi ka dhënë dëshminë në policinë e Vlorës është kthyer në banesë duke dhënë dhe një intervistë në media, ku ka folur për ngjarjen e rëndë duke treguar se nuk dinte se ku kush mund ta bënte një gjë të tillë, dhe se gjithçka mund të kishte ndodhur për grabitje, pasi burri i saj Olsi Hoxhallari sapo ishte kthyer nga Greqia, ku punonte si emigrant sezonal.

Dëshmisë së Hysnies, nuk i ka besuar shumë prokuroria e Vlorës, e cila në atë periudhë ka vënë në përgjim disa anëtarë të familjes, ku ka rezultuar se Hysnia fliste me motrën e saj Dashurie Ziu dhe bashkëshortinn e kësaj të fundit, për fshehjen e disa kartave telefonike, që për to ishin prova që mund të sillnin zbulimin e ngjarjes. Kaq ka mjaftuar që vëmëndja e prokurorëve dhe policëve të shtohet mbi nusen e shtëpisë që çuditërisht s’kishte patur të njëjtin fat si vjehra dhe burri i saj që u vr anë dhe u do gjën, por u kishte shpëtuar agresorëve. Mbi bazën e këtyre dyshimeve, policia dhe prokuroria e Vlorës kanë studjuar me vëmëndje të gjitha tabulatet telefonike të numrit të telefonit që përdorte Hysnia, ku ka rezultuar se ajo ka biseduar gjatë dhe shpesh me një person nga Fieri që quhej Kasem Pirjasi. Pikërisht me këtë person ajo kishte krijuar një lidhje in time jashtëmartesore. Përgjimet dhe ndjekja në teren i çiftit të dashuruar solli zbulimin e autorëve të këtij kr imi të rëndë, ku gjatë fazës hetimore të dy kanë pranuar autorësinë e kr imit, duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin në këtë vr asje të rëndë të nënë e bir në janar të 2018. “Shqiptarja.com” zotëron dosjen e prokurorisë, ku disa biseda telefonike mes Hysnie Hoxhallarit dhe motrës së saj Dashuri Ziu, kanë shërbyer si indicia e parë për të zbardhur këtë ngjarje kaq të rëndë.

Më konkretisht mes Hysnies dhe Dashurisë është zhvilluar kjo bisedë:

Hysnija: Ku ti lë unë këto moj qyqa?

Dashuria: Cfarë janë ato?

Hysnia: Ja me këto kapackat e numrave.

Dashuria:Po mirë moj hidhi.

Këshillën për t’i hedhur nga e motra e merr me shqetësim pasi ka frikë se ata, referuar hetuesve i gjejnë.

Hysnie: Huuu, t’i shikojnë ato, kush i ka pasur këto numra. Pastaj i mora me vrap, thashë o zot do ti gjejnë aty, hajde të bësh punë.

Dashuria: Po mirë moj unë i kam pasur.

Hysnija: Unë i kam pasur po ti c’ne kaq numra këtu, hiq një e vër një, hajde merru me ta. Hidhi me ilacet me c’farë janë këtu. Po moj Oli i ka mbledhur që atëherë, hidhi të tëra mos i gjej njeri, të tëra kapackat.

Kjo bisedë e kryer me shqetësimin se ku do fsheh Hysnija numrat e telefonit dhe motrës së saj është transkiptuar brenda 24 orëve dhe 2 ditë pas krimit Hysnije Hoxhallari është prangosur.

Dyshimet e hetuesve janë shtuar teksa e motra e Hysnijes, Dashurie Ziu është shprehur: “…Unë mirë që i hoqa se mos i gjenin këtu e bëjnë punë me gomerët…”.

Hysnija e pyet: Po ku t’i hedh thuaj?

Dashuria: Lëri në banjë njëherë.

Hysnija: Të vijnë në banjë direkt atje i ke, atë të bëj unë, të merrem me ata pastaj. Ej po kësaj si t’ia bëj unë? Këto leja Hamzait thuaj ti flaku kur të ikësh andej këto letrat.

Nga analizimi i këtyre përgjimeve ka rezultuar Hysnije Hoxhallari kishte dy numra telefoni dhe jo një siç kishte deponuar më parë në polici. Por surpriza e hetuesve ishte celulari i saj në të cilin ishin përdorur nga 7 Maj 2017 deri në 31 dhjetor 2017 plot 6 numra telefoni dhe një në emër të të dashurit të Hysnijes, shtetasit Kasem Pirjasi.Nga tabulatet telefonikë komunikimet e Hysnije Hoxhallarit me të dashurin e saj, Kasëm Pirjasi nisnin çdo ditë nga ora 06:30 minuta e mëngjesit deri në 00:30 të mbrëmjes, vetëm gjatë ditëve që bashkëshorti i Hysnijes vi ktima e kr imti makabër Olsi Hoxhallari ndodhej në Greqi. Me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda, Pirjasi dhe e dashura e tij Hysnije Hoxhallari momentalisht ndodhet në bu rg, dhe pritet të gjykohen në ditët në vijim ku sipas ligjit për kr imet familjare do marin dënime kapitale, deri në bu rgim të përjetshëm. Më 22 Janar 2018 në lagjen “24 Maji” në Vlorë u shënua dhe kr imi ma kabër ku pasi u pre në dhe dëmtuan në pjesën e kokës me thi ka duke gjetur vd ekjen Olsi Hoxhallari dhe mamaja e tij Selkie Hoxhallari u dogjën brenda dhomës së gjumit. Marrë nga Shqiptarja.com

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Himarë/ 74-vjeçari gjendet pa shenja jete në dhomën e hotelit në Jalë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së dielës në Jalë, në Bashkinë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Maliq/ 31-vjeçari dërgohet me urgjencë drejt Traumës, U rrëzua në greminë, duke mbledhur çaj mali

Drilon Agolli, 31 vjeç u rrëzua ditën e djeshme nga një shkëmb në Malin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanionet e Gjipesë, nxirren 4 turistët e bllokuar në greminë

Katër turistë u bllokuan në kanionet e Gjipesë, pjesë e territorit të Bashkisë së Himarës, mesditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ Asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona

Një operacion kundër kultivimit të bimëve narkotike është zhvilluar në Shkodër, ku janë asgjësuar përmes djegies…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

28-vjeçari është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare të bashkëjetueses së tij

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare…

LEXO ME SHUME