Raportim nga Gazetari Ergys Alushi
Deri në oren 15.00 në qarkun e Vlorës, nga telefonatat e bera ne Sallen Operative, kontakteve me kryetaret e fshatrave dhe verifikimeve ne terren rezulton se, nuk ka raportime per humbje jete ne njerez dhe gjenë e gjalle por vetem ne 7 objekte, 5 banesa private nje kateshe dhe 2 pallate konkretisht, 1 banes private ne Rromes, 2 ne Poro, 2 ne Sevaster, muri bashkues i nje seksioni pallati ne lagjen “Lef Sallata” dhe i nje pallati tjeter ne lagjen “29 Nentori” ne Vlore, te cilat jane te demtuara pjeserisht por nuk perbejne rrezik shembje dhe jetese.
Vazhdon monitorimi ne teren dhe kontakti me nepunesit shteteror dhe grupet e punes se ngritura pranë çdo bashkie per marjen e masave ne ndihme te familjeve ne nevoje. Sherbimet policore jane ne teren, situata e rendit publik eshte normale dhe nuk ka panik midis qytetareve. Ne bashkepunim me shtabin e emergjeces jemi ne ndjekje te situates se krijuar.
