Një automjet është djegur gjatë natës në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:15, në vendin e quajtur “Kanali i Motorrit”, ku është konstatuar duke u djegur një automjet tip “fuoristradë”, pa targa, i cili është djegur plotësisht.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e pronësisë dhe zbardhjen e rrethanave të djegies së automjetit.
Burimet nga blutë e Vlorës konfirmojnë se ka dyshime të forta që mjeti mund të jetë përdorur për aktivitet kriminal më parë në qytet dhe i është vendosur flaka nga vetë personat që e kishin në pronësi, që më parë janë kujdesur për ti hequr targat.
Po ashtu mjeti ku është djegur mjeti është gjithashtu një vend ku shpesh herë janë kapur gomone për dërgimin e klandestinëve, çka ngre dyshime të forta që dhe makina në fjalë mund të jetë përdorur ndoshta për të tillë aktivitet.