Mëngjesin e sotëm rreth orës 02:22, në qytetin e Vlorës një mjet tip “Fiat” është përfshirë nga flakët, në lagjen “10 Korriku”. Dyshimet e para janë se mjetit i është vënë flaka qëllimisht.
Mjeti tip “Fiat”, i cili është djegur pjesërisht nga flakët, është në pronësi të shtetases E.S, bëjnë me dije burime nga policia e Vlorës. Grupi hetimor po kryen hetime mbi zbardhjen e kësaj zjarrëvënie pasi ende nuk dihet nëse zjarrëvënia është aksidentale apo e qëllimshme.
Njoftimi i Policisë: Më datë 11.03.2021, rreth orës 02:22, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht mjeti tip “Fiat” në pronësi të shtetasit E. S., banuese në Vlorë. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
