Categories Lajme

Vlorë-Emri\ Mbante të fshehura në banesë, armë zjarri pistoletë me silenciator dhe fishekë, shpallet në kërkim 46-vjeçari

Në kuadër të veprimeve për goditjen e veprimtarive të paligjshme, bazuar në inteligjencën policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë ushtruan kontroll në një banesë në lagjen “10 Korriku”, ku dyshohej për armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrollit, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri pistoletë me krehër me 10 fishekë, një pajisje cilindrike (silenciator) dhe një kuti me 14 fishekë.

Arma e zjarrit dhe pajisjet e sekuestruara do t’i dërgohen Institutit të Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme.

Shtetasi  Alush  Kallulli alias Alush Taka 46 vjeç, që dyshohet se mbante të fshehur armën, në banesën e tij, u shpall në kërkim. Policia vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlore, aksidentohet një vajzë 20 vjeçe, rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes , shoferi ia mbath

Një aksident është regjistruar rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes, pranë ish-Hipotekës në Vlorë. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME