Categories Lajme

Vlorë, festohet 107 vjetori i krijimit të policisë së shtetit

Me rastin e 107 vjetorit të Krijimit të policisë së Shtetit Shqiptar, në ambientet e drejtorisë së policisë së qarkut Vlorë, është zhvilluar një ceremoni si në të gjithë vendin në shenjë nderimi, mirënjohjeje dhe respekti, për të gjithë Punonjësit dhe Ish-Punonjësit e policisë , të cilët kanë dhënë dhe po japin kontributin e tyre në ndihmë të komunitetit. Nuk kanë munguar në këtë aktivitet që përkujton 107 vjetorin e krijimit të policisë së shtetit, edhe veterane, ish pjestarë ndër vite të uniformave blu, por edhe familjarë të punonjësve të policisë të rënë në krye të detyrës. Nën Drejtori i policisë së qarkut Vlorë Artur Selimaj, e ka cilësuar një ditë shumë të rëndësishme për policinë e shtetit 13 janarin,ndërsa ka kërkuar vlerësimin maksimal për punën e punonjësve dhe ish pjestarëve të policisë së shtetit. Vlerësime kanë ardhur në këtë ceremoni edhe nga prefekti i qarkut Flamur Mamaj dhe të pranishëm të tjerë për punonjësit e policisë të rënë në krye të detyrës,ndërsa nuk kanë munguar edhe ish pjestarë të policisë së shtetit, për të cilët policia dhe mbajtja e kësaj uniforme duhet të vlerësohet maksimalisht.Në Vlorë nga viti 1990 janë 14 ish punonjës së policisë të shpallur dëshmorë të atdheut.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME