Categories Lajme

Vlorë , Finalizohet operacioni policor i koduar “Last night”

Vlorë , Finalizohet operacioni policor i koduar “Last night”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Operacioni, i zhvilluar nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë.

Vihet në pranga një 23-vjeçar që qarkullonte me armë zjarri, në një automjet. Vihen në pranga edhe drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri tjetër, për moskallëzim krimi.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Last night”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– J. S., 23 vjeç, banues në Tepelenë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”; – E. S., 31 vjeç dhe I. S., 30 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Shërbimet e policisë kanë ndaluar mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Pavarësia 3”, automjetin me drejtues shtetasin E. S. dhe me pasagjerë shtetasit I. S dhe J. S.

Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit J. S., shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi E. S. dhe pasagjeri tjetër, vëllai i tij, shtetasi I. S. kanë patur dijeni për armën, por nuk kallëzuar në Polici. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME