Të huaj po e çojnë përtej shtatorit sezonin turistik në bregdetin shqiptar duke e kthyer në një destinacion për pushime në vjeshtë Kërkojnë qetësinë dhe klimën e butë të shtatorit! Shqipëria vit pas viti po kthehet në një destinacion të preferuar për pushime në vjeshtë.
“Vijmë nga Zelanda e Re dhe jemi për herë të parë në Shqipëri. Kemi zgjedhur shtatorin, është një kohë e mirë për të pushuar, pasi ne kërkojmë qetësinë dhe jo turmat e mëdha.” Në Vlorë këtë fundjavë të parë të vjeshtës pushuesit, kanë zgjedhur plazhet.
Mbizotërojë ata nga Evropa Lindore, por nuk mungojnë as turistët nga perëndimi deri në vendet më të largëta. “Jam nga Holanda. Në vendin tim koha është shumë e keqe, ndërsa këtu është shumë mirë. Besoj se do të rikthehem sërish në Shqipëri” Operatorët turistikë në të gjithë bregdetin konfirmojnë që sezoni tashmë shkon përtej gushtit. “Kemi pushues edhe në muajin shtator” Sipas tyre prenotimet janë rritur me 20 % në krahasim me vitin e kaluar.