Duket e pabesueshme, por fundjava e fundit e Tetorit ngjason me një ditë të zakonshme vere në zonat bregdetare. Vlonjatet, por edhe mjaft persona të ardhur nga qytete të tjera, kanë populluar plazhet duke shfrytëzuar motin e pazakonte me temperatura atipike për stinën e vjeshtës.
Moti i mirë ka favorizuar edhe turizmin. Në portin e Vlorës ka mbërritur edhe kroçera e radhës me rreth 182 turistë në bord, me destinacion vizitat në Vlorë, Berat e Apoloni.
Edhe në Shëngjin moti i mirë i ka tunduar jo vetëm vendasit, por edhe kosovarët që të kalojnë disa orë nën diellin e nxehtë në plazhet e Shëngjinit dhe Tales. Pastërtia do të kishte nevoje për më shumë vëmendje, por gjithsesi vizitorët janë të kënaqur pasi nuk kishin menduar se mund të bënin plazh në vjeshtë. Në ndryshim nga vitet e tjera, bregdeti i Shëngjinit është i frekuentuar edhe në vjeshtë.\Tv Klan