Categories Lajme

Vlorë, I riu në timon hyn me shpejtësi në kthesë, momenti kur makina përplaset me murin (Video)

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme rreth orës 19:30, në aksin rrugor Vlorë-Babicë. Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Vlora News, që janë filmuar nga kamerat e sigurisë, mjeti që drejtonte 21-vjeçari me inicialet E. H ka hyrë me shpejtësi në kthesë dhe për pasojë ka humbur kontrollin, duke u përplasur fuqishëm me murin e një ndërtese, i riu në timon humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me një mur.

Të shumtë kanë qenë kalimtarët e rastit dhe drejtues mjetesh që i kanë ofruar ndihmën e parë të plagosurit. Ky i fundit fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Vlorë/Informacion paraprak Më datë 09.08.2021, rreth orës 19:30, në aksin rrugor Vlorë-Babicë, shtetasi E. H., 21 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një mur. Si pasojë është dëmtuar shtetasi E. H., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME