Categories Lajme

Vlorë, Këtë javë del paketa e përgatitur me Klosin, këtë vit më shumë turistë nga rrugë tokësore (VIDEO)

COVID- 19 dhe izolimi i vendit ka bërë që sektori hoteleri turizmit të jetë jashtë funksionit. Edhe pse të pambyllura nga aktet normative të qeverisë ato janë jashtë funksionit sipas Nando Aliajt, pjesë e bordit të operatorëve turistik në Vlorë. Të gjitha hotelet në qytetin bregdetar numërojnë  dhjetëra kontrata të mbyllura dhe rezervime të anuluara.

I gjithë sektori është në kolaps sipas Aliajt, ndërsa i kanë kërkuar ministrit Klosi një paketë  specifike vetëm për hotelet. Punëtorët e hoteleri –turizmit e kanë marrë tashmë dhe pagën e luftës sipas akteve normative të qeverisë, ndërkohë sa i takon aktivitetit të pritshëm do synohet turizmi tokësor me fqinjët.

“Hotelet thuhet se po rihapen, por hotelet kanë qenë hapur. Por duke qenë se aeroportet, tragetet, kanë qenë të mbyllura nuk kanë funksionuar. Do të thotë që kanë qenë hapur por nuk kanë funksionuar.Ne kemi kërkuar një pakët që ndoshta na ndihmon pikërisht në turizëm. Janë shumë pikë, që nuk janë vetëm për hotelet, por një sërë sektorësh. kemi patur kontakt me Klosin dhe është një paketë e posaçme për turizmin, që mendoj se këtë javë mund të dali.

Ishte një kosto e madhe për turizmin anulimi i shumë rezervimeve. ka patur anulim nga të gjithë grupet, por të shohim si do eci situata dhe shpresoj që pak nga pak të hapet. Më shumë do të ketë një turizëm tokësor nga Kosova dhe Maqedonia. Dhe për rregulloren e brendshme po punohet. Për pishinat, plazhet dhe baret,”-shprehet Nando Aliaj, pjesë e bordit të operatorëve turistik në Vlorë ./Shqiptarja.com

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME