Categories Lajme

Vlorë/ Konflikti me sende të forta në lavazh! Policia identifikon 2 bashkautorët që plagosën 20-vjeçarin

Policia e Vlorës ka identifikuar 2 bashkautorët që dyshohen se lënduan me sende të forta 20-vjeçarin K.H, i cili ndodhet në spital dhe tre persona të tjerë, që u dëmtuan lehtë.

Kujtojmë se ditën e djeshme në një lavazh në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë u regjistrua një konflikt i dhunshëm me sende të forta mes disa personave për motive ende të panjohura.

Nga sherri mbeti i lënduar një 20-vjeçar që është i shtruar në spital dhe tre të tjerë, të cilët pasi morën ndihmë mjekësore, u shoqëruan në polici për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Gjithashtu policia sqaron se 20 vjeçari nuk është plagosur me thikë, siç u tha dje në njoftimi e policisë. 20-vjeçari sipas bluve është lënduar me sende të forta.

Njoftimi i policisë

Në vijim të veprimeve për konfliktin në lagjen “Hajro Çakërri”, falë administrimit të pamjeve filmike, u identifikuan edhe dy shtetas të tjerë të dyshuar si bashkëautorë në dëmtimin me sende të forta të shtetasit K. H., 20 vjeç, i shtruar në spital, dhe të shtetasve R. Y., R. M. dhe D. I., të dëmtuar lehtë.

Sqarojmë se dëmtimi i shtetasit K. H. nuk është shkaktuar nga një mjet prerës, por nga goditje me sende të forta.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, së bashku me shtetasin A. B., 25 vjeç, shpallën në kërkim edhe shtetasit A. K., 58 vjeç, dhe L. B., 41 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME