Categories Lajme

Sherr me thika dhe sende të forta në një lavazho në Vlorë, 4 të plagosur

Një sherr masiv me sende të forta dhe thika mes disa të rinjë është regjistruar këtë të diel në Vlorë, ku për pasojë 4 prej tyre kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:45, në një lavazho në lagjen “Hajro Çakërri”.

Autoritetet policore raportojnë se gjatë konfliktit, shtetasi K. H., rreth 20 vjeç, ka mbetur i plagosur me thikë dhe aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, janë plagosur me sende të forta edhe shtetasit R. Y., 30 vjeç, R. M., 19 vjeç, dhe D. I., 32 vjeç. Raportohet se pasi kanë marrë ndihmën mjekësore në spital, ata janë shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje lidhur me rrethanat e konfliktit.

Blutë e Vlorës raportojnë dhe se nga veprimet e para hetimore është identifikuar dhe po punohet për kapjen e autorit të dyshuar të plagosjes me thikë, shtetasin A. B., 25 vjeç.

Policia thotë se grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e çdo shtetasi tjetër të përfshirë në këtë konflikt.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME