Categories Lajme

Vlorë/ Koronavirusi, Dr. Skënder Brataj zhvillon trajnimin për mbrojtjen ndaj tij (Foto)

Rreziku botëror i Korona Virusit ka futur në “ankth” edhe vendin tonë, i cili duhet që në cdo qytet të jetë i përgatitur për përballimin e rrezikut të tij. Për këtë arsye duhen marrë masat e nevojshme për trajnimin e gjithë personelit të nevojshëm për ta përballuar këtë rrezik. Për këtë arsye shërbimi qëndror i urgjencave ka zhvilluar këtë të shtunë trajnimin për të përballuar rrezikun e viruseve bakteriale me sukses sic është dhe korona virusi.

Trajnim ky i bërë me përfaqësues të institucioneve të qytetit si Porti, Dogana, Spitali Rajonal Vlorë etj. Sipas Skënder Brataj, drejtor i shërbimit të përgjithshëm të urgjencave fatmirësisht Shqipëria nuk ka lidhje direkte me Kinën dhe deri më tani nuk kemi pasur raste të verifikuara me Korona Virusin por gjithësesi duhet që vendi ynë të jetë i përgatitur për të përballuar rrezikun duke mësuar në rradhë të parë protokollet që duhen ndjekur masat që duhen marrë si dhe simtomat apo verifikimet e para që duhet të bëjnë për të konstatuar nëse një person dyshohet me Korona Virus apo jo.

Z.Brataj teksa shpjegon simtomat e para të këtij virusi, mënyrën sesi të vishemi mbrohemi prej tij sqaron se i tillë virus bakterial kërkon një bashkëpunim institucional për të përballuar rrezikun. Teksa shton se nga të tilla viruse nuk duhet pritur vetëm të gjendet antivirusi por njëkohësisht duhet të trajnohemi për tu mbrojtur prej tij dhe mbi të gjitha mënyrën sesi ta izolojmë rrezikun për të parandaluar përhapjen. Shërbimi i përgjithshëm kombëtar i urgjencave trajnim në qytetin e Vlorës me përfaqësuesit e portit detar Vlorë, Doganës, spitalit rajonal, Aku, për përballimin e rrezikut botëror të Korona Virusit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME