Categories Lajme

Vlorë, lajm i fundit

Katër persona janë arrestuar nga Policia të dyshuar për atentatin e dështuar të 6 muajve më parë ndaj Inez Hajrullah, një personazhi të dyshuar si pjesë e grupit kriminal të përfshirë në dosjen e zhdukjeve të bujshme në qytetin bregdetar.Autorët e dyshuar janë Daut Elmazin, banues në Vlorë, Albano Goxhaj, banues në Fier, Dejvison Serjani, banues në Tiranë dhe Ardjan Ahmeti, banues në Tiranë.Policia thotë se arrestimet ishin finalizim i një pune disa mujore hetimore, ndërsa ende po punohet për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.Sulmi me armë u shënua me 10 maj të këtij viti një lokal , pranë një kompleksi që njihet në pronësi të Edison Harizajt, i ashtuquajtur Kumbari ose faqedjeguri, i vrarë në Durrës.Autorët sipas policisë qëlluan nga dy kënde të ndryshme dhe për pasojë të plumbave mbeti i plagosur 63 vjeçari Dajko Cenodemaj, kalimtar i rastësishëm.Pas atentatit të dështuar, autorët e sulmit ndaj të riut janë larguar nga vendngjarja me shpejtësi, ndërsa në zonën e Babicës policia ka gjetur një makinë të djegur.Inez Hajrullah edhe pse në moshë të re konsiderohet një personazh i grupeve kriminale në Vlorë.Në vitin 2017 Ai mbeti i plagosur rëndë si pasojë e një atentati me eksploziv në Makinë.Ndërsa një muaj pas atentatit ai u vu në pranga pasi u dyshua që kishte qëlluar me armë duke iu kundërpërgjigjur atentatorëve.Por sipas ekspertizës, arma që iu kap të riut ishte e dëmtuar dhe nuk mund të qëllonte.Atentati në atë kohë u tha se mund të kishte lidhje me hakmarrjet e grupeve kriminale në qytetin e Vlorës, ndërsa policia në njoftimin e operacionit nuk jep asnjë të dhënë për pistat e hetimit

TË ARRESTUAR PËR ATENTATIN:

Daut Elmazi, banues në Vlorë

Albano Goxhaj, banues në Fier

Dejvison Serjani, banues në Tiranë

Ardjan Ahmeti, banues në Tiranë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME