Categories Lajme

Vlorë, lirohen rojet bregdetare që shpëtuan emigrantët, “Janë heronj”, lot gëzimi jashtë gjykatës së Vlorës

Festë jashtë dyerve të gjykatës së rrethit Vlorë! 5 rojet bregdetare të arrestuar rreth një muaj më parë janë lënë në detyrim paraqitje.

Familjarët e tyre kanë festuar duke u përqafuar me njëri tjetrin në lidhje me vendimin e sotëm të dhënë nga trupa gjykuese e përbërë nga Engert Pëllumbi, Sokol Ngresi dhe Nazmi Troka, pas kërkesës së prokurorit Erion Çela.

Detyrim paraqitje pa ndalim për ushtrim funksioni është caktuar për Bledar Bufaj, 38 vjeç, Roland Çanaj, 54 vjeç, Sejfulla Beja, 23 vjeç,  Besmir Meçaj, 26 vjeç, Ardit  Alikaj, 34 vjeç, të gjithë banues në Vlorë.

Avokati i tyre deklaroi jashtë gjykatës se d ënimi i tyre ishte i padrejtë pasi ata duhet të konsiderohen heroj sepse kanë shpëtuar 57 jetë njerëzish.

“E para e punës, ne ishim përfshirë te kjo masë sigurie. Këta djem ishin heronj dhe kishin shpëtuar jetën e 57 njerëzve. Ishte dhënë një vendim i padrejtë për shpërdorim detyre.

Sot gjykata e rrethit Vlorë vuri në vend drejtësinë sepse nuk kishte të bënte fare me shpërdorim detyre. Ishte një operacion humanitar ku 5 djem shpëtuan jetën e 57 emigrantëve”, deklaroi ai.

Ndërsa njëra prej familjarëve nuk përmban dot emocionet nga gëzimi. “Ndihem shumë e lumtur që vuti zoti dorën te drejtësia”, shprehet ajo. Të tjerë familjarë brohoritën “Heronj”.

Akuza kundër tyre u ngrit me argumentin se gjatë operacionit për g oditjen e tentativës për k ontrabandim në drejtim të Italisë, të migrantëve nga vendet e treta në muajin Janar, rojet bregdetare kanë shpërdoruar detyrën, duke mos siguruar shoqërimin e të gjithë personave të evakuuar gjatë operacionit, konkretisht drejtuesin e mjetit lundrues (gomone), Emiljano Lika i cili ka arriti të largohet, për t’u a rrestuar më pas nga policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME