Categories Lajme

Vlorë, lokalet ndërpresin shërbimin dhe vendosin shirita në shenjë proteste pas përplasjes me policinë

Pronarët e disa bizneseve në Lungomare të Vlorës kanë vendosur të mbyllin lokalet në shenjë protestë. Janë mbi 90 biznese përgjatë Lungomares që kanë vendour shirita dhe kanë ndaluar aktivitetin e tyre në shenjë proteste pas përplasjes me policinë.

“Muzika nuk përhap Covid-19. Baret dhe restornatet në Lungomare do të qëndrojnë të mbyllur për shkak të kufizimeve të orarëve dhe jetës. Turizmi ka nevojë për muzikë dhe gjallërim”, shkruhet në një karrige jashtë një lokali që është mbyllur. Ata kërkojnë që ora policore të shtyhet, ndërsa janë shprehur se nëse kërkesat e tyre s’do të plotësohen atëherë protesta do të përshkallëzohet.

Bizneset në Vlorë kanë ulur qepenat për 24 orë në shenjë kundërshtie për orën policore, ndërsa kanë sqaruar edhe incidentin që ndodhi dje pasi vendosën bashkërisht që të vendosnin himnin kombëtar.

Një prej përfaqësuesve të këtyre bizneseve pohoi se incidenti dje në darkë në zonën e Ujit të Ftohtë ndodhi pasi muzika u luajt edhe pesë minuta pas hyrjes në fuqi të orës policore.

Po ashtu ai theksoi se unanimisht do të marrin vendim se çfarë do të bëjnë për ditët në vijim, ndërkohë që akuzoi administratorët nga Tirana, që punojnë në këtë qytet se kanë mbajtur hapur sot bizneset. Madje ai i ka akuzuar ata edhe për çmimet e shtrenjta.

“Mbrëmë ishim në polici, pasi vendosëm në mënyrën më simbolike dhe në mënyrën më të mirë të mundshme që të vendosnin himnin kombëtar në orën 21:45 minuta deri në 22:00.

Ndodhi një incident me një kolegun tonë, pasi ka qenë ora 22:05, vetëm për pesë minuta. U bë e gjithë ajo skenë e pahijshme. Kemi qëndruar deri në orën 03:00 të natës para policisë, deri sa i nxorën kolegët tanë. Ju keni qenë prezent. Ndërsa siç e kemi paralajmëruar, sot është mbyllje totale 24 orë.

Jemi takuar për të vendosur për vazhdimësinë e kësaj proteste. Sot është mbyllje totale 24 orë, përveç disa administratorëve nga Tirana.

Ndodh shesh që etiketoni Vlorën, jugun që ka çmime të shtrenjta. Ju garantojmë që në të gjitha këto raste pronarët janë nga Tirana. Nuk ka lezet që turistët e huaj apo edhe nga Tirana, që të shajnë Jugun dhe Vlorën për çmime të shtrenjta.

Ata pronaret e barëve, restoranteve, longe-ve, që i kanë këto çmime janë nga Tirana. Ku ka biznese vlonjate do të ngeleni të kënaqur. Sot jemi të bashkuar të gjithë bashkë dhe jemi të indinjuar nga sjellja e policisë. Vjen polici dhe thotë; nxirr klientin. Si ta nxjerr jashtë klientin, për ne është herezi.

Ndërkohë që në Lungomare ka njerëz që shëtisin pa fund. Nuk e kuptoj dot që muzika është covid, nuk e kuptoj dot këtë orar. Nuk është një llaf goje që mbyllen bizneset në Vlorë, jemi për të bërë biznes, dhe jo ceremoni mortore me orare siç i vendosin këta.

Jemi të përgjegjshëm që të gjithë për situatën me COVID, bashkë me punonjësit tanë. Të gjithë kanë punuar me shpirt dhe kemi bërë maksimumin,” tha biznesmeni. Ndërkohë që një tjetër biznesmen tha se policia po bën terror në bizneset e tyre, ndërsa ka vendosur edhe gjoba.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME